Toyta me 3.4 milionë euro, sot masa e sigurise për 4 të...

Toyta me 3.4 milionë euro, sot masa e sigurise për 4 të arrestuar dhe 2 porositësit

82
0
Shares

Katër të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Port dalin sot për masë sigurie në Gjykatën e Durrësit.

Për të katër do të kërkohet masa e arrestit me burg, po ashtu arrest me burg në mungesë pritet të kërkohet edhe për dy kushërinjtë e shpallur në kërkim si porositës, Alfred dhe Elvis Vladi, 33 e 38 vjeç.

Dyshimet se 3 milionë e 366 mijë euro vijnë nga droga kanë shtuar diskutimet në organin e akuzës që dosja e Durrësit të përcillet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por, sipas burimeve, nuk ka ende një vendim, për sa kohë nuk ka ende bindje se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal e për sa kohë veprat për të cilat është regjistruar hetimi fillestar, është pastrim parash që vijnë nga veprimtaria kriminale, falsifikim dhe armëmbajtje pa leje, çështja mund të qëndrojë në Prokurorinë e Durrësit.

Të dielën, Policia arrestoi 4 persona në lidhje me ngarkesën e makinave, ku u gjetën rreth 3.4 milionë euro. Të arrestuarit janë: Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në automjetin tip “Bizark”, të drejtuar nga shtetasi Agim Çeka dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zvicerane, të padeklaruara.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY