Balla kërkon të ‘bëjë’ me faj Bashën, nxjerr foton në zyrën e...

Balla kërkon të ‘bëjë’ me faj Bashën, nxjerr foton në zyrën e Bashës

76
0
Shares

Taulant Balla i është përgjigjur sulmit të Bashës dhe opozitës me sulm. Tashmë për të ulur dyshimet drejt emrit të tij ai kërkon të adresojë gjithë dyshimet e 3.5 mln eurove drejt Bashës.Kreu i grupit parlamentar socialist i akuzuar një javë më parë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha se është i përfshirë në kalimin e 3.4 mln eurove në makinat Toyota Yaris, tha sot se personat e shpallur në kërkim kanë lidhje me vetë kreun e opozitës.Madje ai tha se e ka kallëzuar penalisht në Prokurori.

Balla ka publikuar në parlament një foto ku sipas tij është vëllai i njërit prej kushërinjve të shpallur në kërkim si pritës të eurove, i cili ka bërë vizitë në zyrën e Bashës.

 “Ja ku e keni, vëllai i A.V. njërit prej kushërinjve që kishin porositur paratë në zyrë të Lulzim Bashës. Por Basha është një budalla i papërgjegjshëm që rrezikoi operacionin. Tani unë të them se ndoshta ishte Basha që priste paratë, madje mund tu ketë ngatërruar itinerarin e tyre” – është shprehur Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY