Botërori Rusi 2018/Rusia dhe Uruguaji diskutojnë kokën e grupit, Arabia dhe Egjipti...

Botërori Rusi 2018/Rusia dhe Uruguaji diskutojnë kokën e grupit, Arabia dhe Egjipti sfida e prestigjit

78
0
Shares

Sot zhvillohen ndeshjet e treta të fazës së grupeve të kampionatit botëror.

Në grupin A llogaritë janë pothuajsë të mbyllura. Me Egjiptin dhe Arabinë Saduite të cilat të dyja kanë bërë gati valixhet për tu rikthyer në shtëpi.Ndërkaq Uruguai dhe Rusia kërkojnë vendin e parë në grup.

Ndeshja midis Uruguajt dhe  Rusisë do të luhet në Kosmoz Arena në një nga qytetet me të vjetra e të bukura të Rusisë, Samara. Rusia kryeson grupin me 6 pikë po aq sa Uruguai, por me një golavarazh më të mirë, 8 me 1 ndërkohë Uruguai ka një golavarazh 2 me 0 ende pa pësuar gol, një fakt interesant.

Një nga përballjet e fundit mes Rusisë dhe Uruguajt ka qënë ajo miqësore e vitit 2012 ku ka mbaruar me rezultat 1-1, ndërkohë sot tregohet fuqia e Rusisë. Barazimi është më me leverdi për Rusinë, por duke ditur që Uruguai ka sulmues si Kavani dhe Suarez, ndeshja pritet të ketë dinamikë.

Ndëkohë nga ana tjetër kemi lojtarin më të mirë rus Denis Cheryshev i cili ka shënuar 3 gola në këtë kampionat dhe pritet të tregojë të njëjtën gjë për këtë fazë të rëndësishme. Të dyja ekipet e kanë të siguruar kalimin në fazën tjetër, por presin rezultatet e grupit B për të vendosur ecurinë e tyre.

Ndeshja tjetër e orës 4 është ndeshja e Arabi Saudite me Egjiptin, ndeshje që luhet vetëm për statistikë. Në stadiumin Volgograd, të qytetit të Volgogradit do të luhet ndeshja e cila nuk u jep më shpresa ekipeve por do të luhet pëe prestigj.

Egjipti ka marrë pjesë 2 herë pjësë në kampionatin botëror, njëherë në vitin 1998 dhe tani në vitin 2018, duke mos shënuar asnjë gol në dy pjesmarrjet e vetme. Sot ata kërkojnë të shënojnë golin e parë në historinë e botërorit.

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY