Po fsheh skandalin, Bashkia e Tiranës i solli përmbytje vetë vetes së...

Po fsheh skandalin, Bashkia e Tiranës i solli përmbytje vetë vetes së saj

132
0
Shares

Shiu i rrëmbyer vazhdon të lejë pasoja të renda dhe dëmtime në kryeqytet. Vëtë dëmtimin më të madh e ka marrë Bashkia e Kryeqytetit.

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka denoncuar sipas tij skandalin që po mbahet i fshehtë nga Bashkia e Tiranës. Sipas tij, nga shirat është përmbytur kati i parë dhe ai i nëndheshëm i Bashkisë duke sjellë dëme në arkivën e institucionit.

Reagimi i Kreshnik Çollakut ne Facebook:

Bashkinë e Tiranes e ka marrë lumi e llumi..

Shirat e djeshëm dhe tubacionet qe kane shperthyer kane permbytur godinen/katin e pare te Bashkise Tirane.

Burime nga brenda Bashkise na njoftojne se jane demtuar rende sallat dhe dokumentacionet e arkives, gjendjes civile dhe biblioteka.

Korridoret katit te pare jane permbytur e perbaltur krejtesisht.

Ne Bashki mund te futesh vetem me cizme llastiku.

Absurde eshte se stafi i Bashkise po perpiqet ta mbuloje kete skandal. Punonjesit e besuar e militante te Bashkise jane thirrur dhe angazhuar per pastrim.

Asnje tjeter nuk lejohet te hyje ne ambientet e Bashkise Tirane.

Paranoja e ndonje fotoje qe tregon skandalin ka bere te ngrihet nje postobllok militantesh ne hyrjet e Bashkise.

Ftoj cdo qytetar ne menyre vullnetare te shkoje te Bashkia Tirane e te kontribuoje te pastroje ujin e balten qe e ka permbytur.

Te shpetohen dokumentat e arkivit dhe gjendjes civile.

Bashkia e Tiranes, ajo qe merr cmime nderkombetare te porositura…sot eshte mes ujit baltes e fekalve.

Qindra dokumente jane prishur e zyrat kryesore jane bere te paperdorshme.

Perpjekja e kryetarit te Bashkise per ta mbajtur te fshehte kete situate te degraduar eshte qesharake.

Kur te merr lumi perpara nuk ka propogande qe te shpeton.

Bashkine e Tiranes sot e ka permbytur megallomania dhe perpjekja per te krijuar nje Tirane virtuale e fasade.

Bashkine e Tiranes e ka marre lumi…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY