VIDEO/Tmerr në avionin e futbollistëve, avioni merr flakë në qiellin e Moskës

VIDEO/Tmerr në avionin e futbollistëve, avioni merr flakë në qiellin e Moskës

87
0
Shares

Për pak sa Rusi 2018 nuk u përfshi nga një tragjedi. Avioni që po transportonte skuadrën e Arabisë Saudite mori flakë duke shkaktuar panik në bord, ndërsa po udhëtonte nga Moska për në Rostov, ku do të luajë edhe ndeshjen e radhës kundër Uruguait të mërkurën.

Një prej motorëve të tij ndali së funksionuari pas një defekti, megjithatë pilotët arritën të bënin ulje të sigurt. Sipas raportimeve në mediet e ndryshme avioni i cili ka marrë flakë ishte 12 vjeçar.

Në një deklaratë të Federatës Arabe të Futbollit, u konfirmua se askush nga skuadra apo pjestarët në bordin e avionit të “Russian Airlines” nuk ka mbetur i dëmtuar dhe lojtarët janë dërguar menjëherë në hotel pasi kanë bërë zbritjen në aeroportin e Rostovit.

Të mërkurën, Arabia Saudite do të zbresë sërish në fushën e lojës, këtë herë ndaj Uruguajit, ndërsa në takimin e parë u mund 5-0 nga Rusia pritëse e Botërorit.

https://twitter.com/twitter/statuses/1008780948303904772

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY