Catherine Zeta- Jones: Mjaft me modesti. Po jam e pasur dhe jam...

Catherine Zeta- Jones: Mjaft me modesti. Po jam e pasur dhe jam e bukur

94
0
Shares

Fituesja e çmimit Oskar, Catherine Zeta-Jones thotë se nuk do të kërkojë falje për famën, pasurinë dhe bukurinë e saj pas shumë viteve modesti

Zeta Jones- e cila është e martuar me Michael Douglas, lindi në Ëales nga një familje e thjeshtë por që tani gëzon një pasuri prej 228 milionë euro.

Duke folur pr Daily Mirror aktorja tha: Një gjë që nuk do të bëj më është përulja. Jam e lodhur shumë. Nuk ka më më vjen keq, që unë jam e pasur, jam e martuar me një yll kinemaje apo nuk jam e bukur. Mjaft. Ajo që më intereson më shumë tani është puna ime.”

Kjo është ajo që dua dhe të kaloj jetën në harmoni sepse kam dy fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm, një bashkëshort të mirë. Është gjithçka mirë dhe nuk kam pse të jem e përulur për këtë”

48 vjeçarja ka djalin Dilan, 17 vjeç dhe vajzën Carys, 15 të cilët ka shumë gjasa që do të vazhdojnë edhe ato karrierën legjendare të aktrimit si prindërit e tyre.

“Unë kam dy fëmijë të cilët duan të bëhen aktorë dhe unë jam shumë krenare.  Nuk ka të bëjë fama, sepse ata janë rritur mes njerëzve të famshëm, e dinë si është. Por duan të bëhen aktorë sepse e duan dhe kjo më bën të ndihem krenare. Ata e kuptojnë se nuk bëhet menjëherë” u shpreh ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY