Meta me gazetarët për vijat e kuqe të marrëveshjes me Greqinë

Meta me gazetarët për vijat e kuqe të marrëveshjes me Greqinë

83
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët për ‘vijat e kuqe’ të marrëveshjes së detit me Greqinë. Ai pyet nëse presidenti do vendosë sërish vijën e kuqe kur të vijë materiali përfundimtar për firmosjen e marrëveshje detare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa tha se presidenti do respektojë Kushtetutën.

“Dëshiroj të theksoj rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje sepse kjo është e rëndësishme për të dyja vendet, jo vetëm për një tejkalim të problemit të mbartur, por edhe për shfrytëzimin e këtyre të mirave detare. Të gjitha vendimet e presidentit do jenë në përpurthje me Kushtetutën dhe me përgjegjësitë që i takojnë këtij institucionin”- tha Meta.

Ndërkohë presidenti është pyetur gjatë një aktiviteti për dhurimin e gjakut edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar si dhe për pretendimet për ngrijën e një kampi të refugjatëve si dhe ish luftëtarëve të ISIS.

“Nuk e kemi diskutuar me Ramën çështjen e ngritjes së një kampi për refugjatët në Shqipëri dhe çdo vendim duhet të merret me institucionet e tjera. Çdo përgjegjësi e marrë duhet të ketë konsensusin e palëve. Sa i përket qëndrimit tim për Teatrin, ai ka qenë i qartë dhe dialogu është i domosdoshëm aq më tepër që kryeministri vjen nga rangu ia artistëve”- tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY