Presidenti Meta flet pse takoi Ramën: Dua informacione më të plota per...

Presidenti Meta flet pse takoi Ramën: Dua informacione më të plota per negociatat

62
0
Shares

Presidenti i vendit Ilir Meta sqaroi sot takimin e djeshëm me kryeministrin e vendit Edi Rama, të cilin e priti në zyrën e tij.

I pari i shtetit tha se dy ishin çështjet kryesore për të cilat biseduan, ajo e hapjes së negociatave si dhe çështjet e mbetura pezull me Greqinë.

“Ishte një takim normal ku janë diskutuar çështje të rëndësishme, lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave me BE, ku shpresojmë që një vendim pozitiv të merret gjatë këtij muaji dhe natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë. Është një proces që duhen marrë vendime, por Presidenti duhet të marrë informacione më të plota siç e meriton kjo çështje”,- u shpreh ai, shkruan Ballkanweb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY