Teatrit i duhen aktorë si Arben Derhemi!

Teatrit i duhen aktorë si Arben Derhemi!

174
0
Shares

Nuk kanë qënë të lehta këto ditë për artistët që performojnë dhe i japin jetë teatrit në kryeqytet. Përpos kundërshtimit për ‘shkatërrimin’ e teatrit, duket se kjo çështje i ka përfshirë dhe shumë emocionalisht disa prej tyre.

”Me fjalë, me gurë, me zjarr, apo me hu… unë do të bëhem pjesë e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar”, shprehet aktori i njohur Arben Derhemi.

Në fjalët e tij, ai nuk nguron të  dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke argumentuar fort se nuk mund të ketë histori të një qyteti pa pasur edhe histori teatri. Ai e mbron  këtë kauzë duke sjellë në vemendje se historia e këtij teatri është 73-vjeçare, një histori shekullore. Nëse një artist nuk mbron vlerën historike, kjo është çmenduri.

Apeli i Derhemit është ndaj  kryeministrit dhe pjesës së sipërmarrësve, pasi në memorien e njerëzve do të mbahen mend si njerëzit, të cilët shkatërruan teatrin, ndërkohë që brezat e ardhshëm do ti akuzojnë përjetë. Arben Derhemi është një nga artistët që ka ngritur zërin fuqishëm duke kërkuar mbrojten e teatrit dhe mbrojtjen e vlerave historike të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY