Krimi tek “Don Bosko”, SHÇBA nis hetimin administrativ ndaj policëve

Krimi tek “Don Bosko”, SHÇBA nis hetimin administrativ ndaj policëve

47
0
Shares

Për krimin e  dyfishtë në Don Bosko SHÇBA kanë nisur hetimet  administrative rreth menyres se trajtimit te denoncimeve të vajzës. Sipas burimeve zyrtare por merren në pyetje të gjithë policët e komisariatit 3 të cilët kanë marrë denoncimin e vajzës. Në fund të këtij hetimi administrativ do të ketë edhe një raport.

Paraditen e 8 qershorit, 31-vjeçari Xhafer Mata vrau me armë zjarri ish-të dashurën e tij Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, e më pas qëlloi veten me plumb në kokë.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e “Don Boskos” duket se ishte e paralajmëruar, kjo për faktin se Mata dhe Çuni ishin ballafaquar disa herë në komisariat.

Detajet e publikuara pas ngjarjes së rëndë, nxorën në dritë faktet se 19-vjeçarja e kishte denoncuar autorin në Komisariatin nr.3 për përndjekje, por sipas familjarëve të saj, policia nuk mori asnjë masë.

Nga ana tjetër, edhe Xhafer Mata e kishte kallëzuar 19-vjeçaren për mashtrim, me pretendimin se i kishte marrë një sasi parash.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY