Krimet e Rënda vendosin për “Eskobarin e Ballkanit”

Krimet e Rënda vendosin për “Eskobarin e Ballkanit”

115
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosur që hetimet ndaj Kelment Balilit të zgjaten edhe për trë muaj të tjerë.

Përmes një letër-porosie Prokuroria ka kërkuar të dhënë atë tjera nga shteti grek. Ndërkohë mësohet se deri më tani pala greke ka sjellë materialet e para lidhur me çështjen Balili.

Balili është quajtur ndryshe me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”, për shkak se akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike drejt vendeve fqinje  duke u shpërndarë më pas në gjithë europën.

Hetimet ndaj tij nisën në vitin 2016, kohë kur dhe shteti grek kishte rënë në gjurmët e një rrjeti të madh të trafikut të drogës. Në kuadër të hetimeve autoritetet helene njoftuan dhe palën shqiptare  pasi kishin të dhëna që droga sigurohej nga Shqipëria.

Organet ligjzbatuese greke akuzonin Balilin si financues dhe organizues i trafikut të drogës në sasi të mëdha. Sipas tyre, trafikohej kryesisht marijuanëe cila nisej nga zona e Sarandës në Shqipëri përmes lundrimit në det për mbi 100 kilometra deri në gjirin e Korinthit në Greqinë qendrore, nga ku dërgoheshin nëpër Europë duke përdorur kompani false transporti./g-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY