Korçë, furgoni “merr përpara” karrocën me kuaj, plagosen 4 persona

Korçë, furgoni “merr përpara” karrocën me kuaj, plagosen 4 persona

463
0
Shares
Foto Ilustruese

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të

Ledmir Gjoli, 33 vjeç, banues në fshatin Goskovë-Korçë.

Dje, ky person, duke drejtuar një mjet furgon tip “Mercedes-Benz”, me targë KO 6311 B, në rrugën Korçë – Voskopojë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Goskovës”, ka aksidentuar shtetasit F. H., 50 vjeç, B. H., 48 vjeçe, E. H., 17 vjeçe dhe A. H., 21 vjeçe, banues në Goskovë, të cilët po lëviznin me një karrocë të tërhequr nga kuaj.

F. H., pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, është transportuar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërsa tre shtetaset e tjera, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY