Hapet rruga Qafë Kashar – Vorë, ja nga zhvendoset devijimi i kalimit

Hapet rruga Qafë Kashar – Vorë, ja nga zhvendoset devijimi i kalimit

140
0
Shares

Sot segmenti Qafë Kashar-Vorë do të jetë i hapur për automjetet. Ndërhyrja ka përfunduar. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit njoftojnë se në të njëjtën kohë do të vazhdojë dhe  faza e dytë e punimeve në segmentin Vorë–Maminas, në drejtimin Tiranë – Durrës.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

VORË – MAMINAS

1 – Devijimi i trafikut në drejtimin Tiranë – Durrës fillon në orën 06:00, datë 12.06.2018

2 – Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë – Durrës do të devijohet te karburant Kastrati ne Vorë në rrugën dytësore Vorë – Marikaj – Maminas (te nënkalimi i dyte i Vorës).

3 – Automjetet mund të përdorin sërish autostradën nga Maminas ne drejtim të Durrësit te mbikalimi i Maminasit.

4 – Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat lëvizin nga Veriu në drejtim të Jugut, do të devijohen në Fushë- Krujë në drejtim të Kamzës duke shfrytëzuar rrugët alternative Tiranë– Unaza e re – Kombinat – Ndroq – Durrës ose Tiranë – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhinë.

5 – Drejtimi nga Durrësi për në Tirane është i hapur për lëvizjen e automjeteve.

6 – Dalja për automjetet te mbikalimit ne Marikaj për ne rrugën dytësore do të jetë i bllokuar.

7 – Dalja te mbikalimi I Vorës ne drejtim te Veriut do të jetë e mbyllur për mjetet e rënda që lëvizin në drejtimin nga Durrësi drejt veriut. Këto mjete do të shfrytëzojnë mbikalimin te Casa Italia në drejtim të Kamzës dhe në vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vorë – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY