Nuk u përshtat me ekipin, Armando Sadiku del në shitje

Nuk u përshtat me ekipin, Armando Sadiku del në shitje

64
0
Shares

Armando Sadiku nxirret në shitje nga Levante. Në gjysmë sezoni sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk bindi në Spanjë.

E përditshmja sportive Marca shkruan se klubi i tij pret oferta pasi Sadiku nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të skuadrës për sezonin e ri.

Sipas lajmit kërkohen dy lojtarë cilësorë për repartin e sulmit. Sadiku ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020 e ka të qartë situatën ku ndodhet, ndaj klubi kërkon ta largojë ose duke e shitur, ose në formë huazimi.

E ardhmja Sadikut do të vendoset nga ofertat e merkatos së verës,por nëse nuk ofrohet shuma e pretenduar, sulmuesi mund të qëndrojë.

Armando Sadiku luajti vetëm 6 ndeshje me Levanten nga të cilat 2 si zëvendësues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY