BILANCI/Në Durrës, të gjithë pa patentë dhe të gjobitur

BILANCI/Në Durrës, të gjithë pa patentë dhe të gjobitur

101
0
Shares

Disa qindra gjoba, mbi 100 patenta të hequra e ndëshkime të tjera dhe disa arrestime është bilnaci i policisë së Durrësit në këtë fundjavë.

Janë vendosur 674 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 64 leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës gjatë  fundjavës,  në vijim të zbatimit të planit të masave me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë kanë ushtruar kontrolle në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit.

Shumë drejtues mjetesh janë këshilluar nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor si: mospërdorimi I pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, vendosjen e rripit të sigurimit, mosperdorimin e aparateve celularë gjatë drejtimit të mjetit, respektimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

Për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe Kodit Penal  gjatë fundjavës janë marrë masat si më poshtë vijojnë:

  • janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
  • janë pezulluar 54 leje drejtimi për tejkalim  të normave të shpejtësisë dhe 10 leje drejtimi për drejtues të mjeteve nën ndikimin e alkoolit;
  • janë ndëshkuar 38 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit;
  • janë ndëshkuar 73 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
  • janë vendosur 674 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respktojnë  rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar cdo shkak që shërben si burim aksidenti.

Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY