Singapori është gati të presë takimin e shekullit Trump-Kim Jong Un

Singapori është gati të presë takimin e shekullit Trump-Kim Jong Un

45
0
Shares

Ministri i Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan ka konfirmuar nga Pekini se çdo gjë është gati për samitin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sipas ministrit të Singaporit, autoritetet e Washingtonit dhe Phenianit janë të kënaqura me rregullat e samitit, si dhe janë të gatshëm të zgjidhin problemet që ekzistojnë për 70 vjet.

Balakrishnan ishte në fillim të javës në Washington, ku u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeon dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton. Ndërsa gjatë javës që ai ishte në Phenian, u takua me homologun e tij, Ri Yong Hoom.

Opinioni në Gadishullin Korean e mirëpret Samitin e ardhshëm Trump-Kim që do të mbahet më 12 qershor në Singapor, por qarqet konservatore në Seul nuk e fshehin habinë përkundrejt këtij takimi. Ky qëndrim i konservatorëve vjen për faktin sesi Trump është dakorduar për samitin pa ndonjë garanci paraprake nga pala tjetër

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY