Petrit Vasili:Qeveria e cmendur, riparon rrugët kur fillon sezoni turistik

Petrit Vasili:Qeveria e cmendur, riparon rrugët kur fillon sezoni turistik

42
0
Shares

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas njoftimit të ARRSH për fillimin e riparimit të autostradës Tiranë-Durrës.

Në një status në Facebook, Vasili thotë se qeveria e çmendur riparon rrugët kur fillon sezoni turistik.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Qeveria e çmendur riparon rrugët tamam kur fillon sezoni turistik.

Qeveri më të çmendur nga kjo nuk gjen gjëkundi.

Nga njëra anë hap sezonin turistik anë e mbanë Shqipërisë dhe na trashi kokën duke thënë kemi marrë të gjitha masat për sezonin turistik.

Nga ana tjetër tani që sezoni ka filluar fillon e riparon rrugët, jua nxin jetën qytetarëve dhe i krijon probleme bisnesit turistik.

Nxjerrin edhe urdhër që të kufizojnë qarkullimin e mjeteve të rënda për shkak të trafikut të rënduar nga turizmi.

Po kaq muaj kur kishin kohë plot,kush jua mbajti dorën qe t’i riparonin rrugët edhe kur ngarkesa e lëvizjeve dhe numri i qytetarëve ishte me i pakët? Tani e gjetën këta, pikërisht në kulmin e lëvizjes së njerëzve, që t’i riparojnë rrugët.

Janë të paaftë dhe kaq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY