Reahabilitimi i militanteve te ISIS/Shehu:Qeveria në një terr informativ

Reahabilitimi i militanteve te ISIS/Shehu:Qeveria në një terr informativ

65
0
Shares

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me lajmin e ndërtimit të një kampi në Shqipëri për grumbullimin e ish- ushtarëve të ISIS.

Deputeti Shehu thekson se një çështje kaq madhore nuk mund të lihet në terr informativ nga ana e qeverisë.

Postimi i Tritan Shehut:

Duke falenderuar Keshilltarin Lleshi per pergjigjen qe dha para pak minutash ndaj shqetesimit tim e te tjereve te ngritur reth nje Qendre Rajonale ne Shqiperi per studime a reabilitime, apo dicka tjeter ne lidhje me terroristet e ISIS prej Ballkanit, desheroj te theksoj se:

1- Se pari ky “sqarim” eshte shume i vonuar. Qekurse Kryeministri Borisov shpalosi dicka te tille ne Tirane e deri me sot kane kaluar shume dite, te mbushura keto me shume komente, pyetje etj nga media, analiste, politikane, ndaj kesaj ceshtje, qe sot “zvogelohet” shume ne konceptin e saj prej Keshilltarit. Uroj te jete e te kete qene qe ne fillim keshtu ky koncept.

2- Sidoqofte te tilla projekte reale apo dhe iluzive, me interesa madhore per vendin, nuk mund te mbahen ne “terr” informativ. Eshte detyra e institucioneve shteterore te bejne transparence, perpara se te shperthejne diskutimet e debatet.

3- Cilado qofte pergjigja e sotme e Keshilltarit, per mua kjo ceshtje akoma nuk eshte plotesisht e qarte, kjo edhe per faktin se si u menaxhua deri me tashti.

4- Ne keto kushte do te vazhdoj ta ndjek me shume vemendje ne zhvillimet e ardheshme, edhe si N/Kryetar i Komisionit Parlamentar te Politikes se Jashteme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY