EMRI & FOTO/ Tiranë, ja kush është Xhuljeta me fund të hidhur...

EMRI & FOTO/ Tiranë, ja kush është Xhuljeta me fund të hidhur si personazhi i Shekspirit

358
0
Shares

Një tragjedi si ajo e Shekspirit. Por ndryshe nga Zhuljeta që i dha fund jetës vetë për të mbrojtur dashurinë e saj, Xhuljeta nga Mati u vra nga dora e ish-të dashurit.

Një krim pasioni që i mori jetën një 19-vjeçareje, ndërkohë që është në fije të jetës një tjetër i ri. Xhuljeta Çuni, 19 vjeçe, me origjinë nga Mati është qëlluar nga ish-i dashuri i saj Xhaferr Mata pak metra larg kishës së Don Boskos në kryeqytet.

Mësohet se 31-vjeçari i është afruar vajzës teksa ecte në zonën e “Don Boskos”. Mes tyre ka pasur një debat të shkurtër dhe më pas ka qëlluar me pistoletë. Në gjendje të rënduar psikologjike ai ka shpërthyer në lot, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka qëlluar veten.

Mësohet se 19-vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga një tjetër vajzë.

Mes dy të rinjve dyshohet se ka pasur një lidhje intime që më pas është ndërprerë nga e reja, çka ka sjellë dhe irritimin e 31-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY