DETAJE/ Dibër, ja pse i vrau prindërit 26-vjeçari dhe si e kapi...

DETAJE/ Dibër, ja pse i vrau prindërit 26-vjeçari dhe si e kapi policia me kallashnikov në dorë

603
0
Shares

eksa është kthyer nga emigracioni në Angli dhe ende pa i mbushur 24 orë në shtëpinë e tij në Dibër, Qemal Sela, ka lëshuar breshëri automatiku mbi nënën e babain e tij, që administronin një hotel në Llixha të Peshkopisë.

Burrë e grua, Flamur Sela 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe, janë vrarë nga djali i tyre i vogël 26-vjeçari Qemal Sela, pas një konflikti të ashpër që ata kanë pasur me të birin, për kthimin e shtëpisë së tyre në hotel Llixhe.

Qemal Sela, njihet në zonë se vuante nga depresioni ndërkohë së fundmi kishte shfaqur dhe veprime të një vrasësi, duke e reflektuar këtë me veshje, foto dhe statuse në profilin e tij në facebook duke shkuar “Vrasës me pagesëëëë…”.

Nga breshëritë e autmatikut dy prindërit e Qemal Selës kanë mbetur të vdekur në vend, ndërkohë përpjekjet e vllait të madh të familjes,për ti shpëtuar jetën kanë rezultuar të kota. Qemal Sela kishte vetëm 8 orë qëndrim në shtëpi pasi në orën 23:30 të së mërkurës ai kishte mbëritur në banesën e tij, pasi ishte kthyer nga Anglia ku jetonte si emigrant.

Dy prindërit dhe djali i tyre i vogël kanë pasur debate të forta gjatë natës, pasi i riu ka mësuar se shtëpia e tyre ishte kthyer në hotel llixhe, gjë të cilën ai e kundërshtonte.

Momenti i arrestimit
Teksa ka vrarë me gjakftohtësi dy prindërit e tij, Qemal Sela është larguar nga banesa e tij, ku nga duart nuk e ka lëshuar automatikun kallashnikov model 56. Ndryshe nga agresiviteti që ka treguar ndaj dy prindërve të tij, ai në përballjen me policinë është treguar fare i qetë. 26-vjeçari Sela largohej i vetëm në këmbë me automatik në dorë, ndërkohë që përpara i ka dalë një patrullë policie, e cila po nxitonte të shkonte në vendin nga ishin dëgjuar krismat e armës.

Sapo kanë parë këtë person të armatosur, policët kanë zbritur nga makina dhe i kanë kërkuar që të dorëzohej. Fatmirësisht 26-vjeçari Sela nuk ka shfaqur asnjë shenjë agresiviteti, por ka lëshuar automatikun në tokë dhe ka qëndruar i qetë, derisa dy efektivët e policisë i kanë vendosur prangat.

Ai është shoqëruar në policinë e Peshkopisë, ndërkohë që një grup hetimor e ka intervistuar dhe ka mbledhur prova në vendgjarje.

S’janë prindërit e mi
Gjatë intervistimit të Qemal Selës në polici ky i fundit ka shfaqur momente nervozizmi dhe depresioni.Në kushte të rënda psikologjike ai mësohet se ka mohuar vrasjen.

Qemal Sela ka deklaruar se dy personat që ka vrarë nuk ishin prindërit e tij. “…ata që kam vrarë nuk janë prindërit e mi, pasi unë i njoh mirë…”, ka pohuar 26-vjeçari në polici.

Nisur nga fakti se ndodhet në kushte të rënda psikologjike, pritet që ai të transportohet për në spitalin psikiatrik në Shkodër.

Ndërkohë të afërmit e tij në Peshkopi theksuan se Qemal Sela kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor në Britani para se të kthehej nga Anglia. Pas kthimit nga Anglia, ai pati një debat të fortë që kulmoi me vrasjen e prindërve; Flamur Sela 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe, banues në Peshkopi. Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfyen se i riu ka qëlluar fillimisht të atin dhe te dera e hotelit i ka marrë jetën edhe të ëmës. Ata pohuan se kanë parë tmerr me sy, teksa kanë parë skenën e vrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY