“Në një vit, Fatmir Xhafaj riktheu Ministrin e Brendshme të komunizmit”

“Në një vit, Fatmir Xhafaj riktheu Ministrin e Brendshme të komunizmit”

61
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka rënditur një sërë faktorësh ku tregohet se nën drejtimin e Fatmir Xhafajt, Ministria e Brendshme është rikthyer në metodat që vepronte në kohën e komunizmit.

Sipas ish-ministrit, kjo sjellje kriminale e Ministrisë dhe Policisë së Shtetit është rikthyer në vetëm 1 vit në drejtimin e Xhafajt.

Manjani ka renditur edhe të gjitha ato që ai i çuan si sjellje tipike nga hetuesia komuniste.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook

Kujdes! U kthye Ministria e Brendshme e komunizmit!

Gati një vit pas mandatimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm, vendi gjendet nën kërcënimin më të madh të mundshëm.

Po kthehet policia dhe hetuesia komuniste.

Nga raportimet mediatike të deri sotme, rezulton që Policia e Shtetit e drejtuar nga Ministria e Brendshme ka këto sjellje tipike:

1. Ndalime e shoqërime në polici, pa hesap, kriter apo standard! Në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjin e Policisë së Shtetit (neni 109).

2. Ekzekutimi i arrestimeve bëhet si qëmoti. Natën, nëpër banesa duke krijuar klimë terrori tek familjarët. Kërkesave të të arrestuarve për dokumente, i jepet përgjigja standarde: “e di ti se ç’ke bërë, ti tregojmë letrat atje brenda”.

3. Dhunë fizike, psikike po e po, në komisariate. Trajtim çnjerëzor dhe deri edhe me pasoja të rënda për jetën e shtetasve.

4. Dominim haptazi anti-kushtetues në proceset hetimore. Prokuroria gjendet tashme nën hyqmin e Ministrisë së Brendshme, falë edhe kaosit post reformë.

5. Megjithë kontrollin e hetimeve, fuqia provuese ndaj krimit nuk është përmirësuar. Ne mjaft raste ka përkeqësim. Arrestimet pa prova direkte dhe në vijim gjykimet në themel vënë në vështirësi gjykatat, të cilat janë nën presion shumë të madh.

6. Manipulohet haptazi vendngjarjet për të keq drejtuar hetimet. Rasti i grabitjes së prokurorisë së Durrësit është më flagranti.

7. Ne trafikun e drogës nuk kemi asnjë të arrestuar të madh, megjithëse drogë kapet, Pronarët e saj jo. Kapen ose shoferët ose gomerët…

8. Asnjë i hetuar apo i arrestuar nga radhët e zyrtarëve të Partisë në Pushtet. Edhe ndonjë që ka ngele nën hetim nga e shkuara i prishen provat, për të shkuar drejt pafajësisë.

9. Aktiviteti politik i policisë është si asnjëherë tjetër më parë. Për çdo ushtrim të lirive kushtetuese, qytetarët kërcënohen nga policia, ose me përgjim, ose survejim, ose shoqërim dhe procedim penal.

10. Asnjë i arrestuar nga kontigjenca e personave në kërkim. Madje për disa prej tyre shërbimet aleate kanë dhënë info të sakta për vendndodhjen e tyre, por policia në vend ti arrestonte dërgonte njerëz për negociata me ta. Kështu u është dhënë mundësia të kërkuarve të ndryshojnë vendstrehim.  

Këtë e kam direkt nga burime të huaja këtu…

Nuk besoj se duhet më për të kuptuar se ç’Ministri të Brendshme që kemi! Më të keqen e mundshme në sistemin pluri-partiak që kemi vendosur.

Nuk po i rendis këtu rastet konkrete që kanë ndodhur, për arësye etike. Por pêr çdo konstatim të mësipërm jam nisur nga raste të raportuara në media.

Ministria e Brendshme e Komunizmit është në veprim!

Këto gjetje mirë është ti kuptojmë shpejt dhe në gjuhën shqipe. Mbase do të na i thonë edhe në gjuhë të huaj, por s’do ketë shumë kuptim.

Për fat të keq njerëzit bëhen sensitivë kur ju troket polici tek dera.

Por atë ditë do jetë shumë vonë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY