FOTO/ Policia nuk ju jep leje minatorët protestë “të paligjshme” para kryeministrisë

FOTO/ Policia nuk ju jep leje minatorët protestë “të paligjshme” para kryeministrisë

67
0
Shares

Policia e Shtetit nuk ia ka lejuar minatorët të protestojnë para Kryeministrisë, siç ata kishin paralajmëruar. Argument i dhënë nga Policia për mosdhënien e lejes për protestë i ka provokuar jo pak minatorët, pasi ata duhej të kishin kërkuar leje “3 ditë para protestës”.

”Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit, sipas pikës 1 të nenit 5, të Ligjit nr. 8773, datë 23. 04. 2001. Nuk është përcaktuar numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit, sipas gërmës “ç”, pika 2, neni 5, të Ligjit nr. 8773, datë 23. 04. 2001”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, minatorët nuk janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë; ata janë shprehur se do ta vazhdojnë protestën edhe pa lejen e Policisë  pasi ajo është thjesht e vetëm paqesore dhe kërkon vetëm të drejtat e mohuara prej vitesh, statusin e minatorit. Protesta e fundit e tyre është mbajtur më 21 mars 2018 kur ata u përplasën me Policinë, pasi kërkuan të hyjnë me forcë në takim me Kryeministrin Edi Rama.

Taf Koleci nga Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë tha se nuk e kuptojmë arsyen pse nuk na jepet statusi, ndaj ëprgjigja është vetëm protesta.

I pyetur nga mediat pse minatorët janë të përçarë në disa sindikata, Koleci tha se “ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, në Gjykatë, sipas profesioneve. Ne nuk jemi bërë palë me qeverinë, unë vetë nuk kam qënë ndonjëherë drejtues.

Nuk kam qënë në interpelancën e minatorëve me Kryeministrin, por kam qënë në interpelancën që a bë me naftëtarët dhe ata sot janë në punë falë kërkesave.

Shtabi drejtues do të mblidhet sot për ecurinë e protestave të mëtejshme dhe ne nuk do të ndalemi. Do të vijnë të gjithë minatorët e Shqipërisë këtu, madje edhe familjarët e tyre sepse këta kanë ndërtuar shtetin. Me 120 apo 140 mijë lekë që minatori del në pension nuk mjafton as për ilaçe jo për të mbajtur familjen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY