EMRI/ Gramsh, sherr jashtë një lokali, i riu plagos me pistoletë një...

EMRI/ Gramsh, sherr jashtë një lokali, i riu plagos me pistoletë një 35-vjeçar

59
0
Shares

Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar në një plagosje me armë zjarri në qytetin e Gramshit. Sipas të dhënave të para të policisë së këtij qyteti ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali ku shtetasi Mikel Hoxha, rreth 28 vjeç, banues në Gramsh, për motive të dobëta ka plagosur në kofshë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. H., rreth 35 vjeç, banues në Gramsh.

 

I plagosuri është trasportuar në spitalin e Gramshit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY