Tirana do të ofrojë një vend të vecantë gjatë ndeshjeve të Botërorit

Ndaje

Pas suksesit të dy viteve më parë gjatë Kampionatit Europian të Futbollit, rikthehet sërish TiranaFanZone.

Kësaj here jo në sheshin “Nënë Tereza” por në sheshin e ri “Skënderbej”.

Nga data14 Qershor kur nis Kampionati Botëror i Futbollit deri në përfundim të tij, më datë 15 Korrik, sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një hapësirë ku qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi që nëpërmjet një ekrani gjigant të ndjekin të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Por jo vetëm kaq, pasi TiranaFanZone do të jetë dhe një hapësirë argëtimi ku të apasionuar pas sportit të futbollit, basketbollit apo volejbollit do të kenë mundësi edhe ta ushtrojnë atë. Për këtë qëllim në shesh do vendosen edhe disa fusha sportive, ku qytetarë të ndryshëm do mund të zhvillojnë ndeshjet e tyre në basketboll në formatin 3×3 dhe 5×5, volejboll dhe futboll në rërë.

Ndaj nëse ke një skuadër tënden në këto lloj sportesh mund që ta regjistrosh atë deri në datën 10 qershor online në: www.tiranafanzone.com.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje