Arsenal bën “goditjen” e radhës ,blen mbrojtësin e Juventusit

Arsenal bën “goditjen” e radhës ,blen mbrojtësin e Juventusit

58
0
Shares

Arsenal ka nënshkruar zyrtarisht me ish-mbrojtësin e Juventusit, Stephan Lichtsteiner.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi londinez që në një deklaratë për shtyp në faqen zyrtare në internet konfirmon se Lichtsteiner do të bëhet nënshkrimi i parë i Unai Emery dhe do të mbajë fanellën me numër 12-të.  

“Stephan sjell përvojë dhe do jetë një lider në skuadrën tonë. Ai është një lojtar me cilësi të madhe me një qëndrim shumë pozitiv dhe të vendosur. Stephan do të na përmirësojë në dhe jashtë fushës”.-thuhet në komunikatën e Arsenalit.

Lichsteiner ishte një lojtar i lirë në tregun e transferimeve, pas skadimit të kontratës me Juventusin.

Mbrojtësi zvicerian u transferua në Itali nga Lazio në vitin 2008 dhe fitoi dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë para se të bashkohej me bardhezinjtë tre vjet më pas.

34-vjeçari fitoi shtatë kampionate të Seria A me Juventusin. Momentalisht ai është i grumbulluar me kombëtaren zviceriane, e cila është një nga 32 ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës, Rusi 2018.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY