PROJEKTI/Një xhami e re në Tiranë, në hyrje të rrugës së Dibrës,...

PROJEKTI/Një xhami e re në Tiranë, në hyrje të rrugës së Dibrës, ne projekt edhe 5 shumëkatëshe

1040
0
Shares

Duket se një pjesë e lulishtes pas pallatit të Kulturës në hyrje të rrugës së Dibrës do të zihet shumë shpejt me muzeun e harmonisë ndërfetare dhe një xhami të re me arkitekturë modern, përgaditur dhe shpallur nga një zyrë arkitekturore në përbërje të së cilës janë disa arkitektë që kanë projektuar dhe zhvilluar vepra të tjera në shumë vende të botës, Alessandro Ronfini, Daniel Kidd, Erick Kristanto, Ho Kyung Lee, Julian Liang, Marcella Martinez, Se Yoon Park.

Projekti është përgaditur që në vitin 2010 dhe më pas ka fituar edhe një cmim ndërkombëtar në formën si është. Ky projekt u paraqit edhe njëherë tjetër në Tiranë nga kryetari i mëhershëm i bashkisë Edi Rama por ai projekt ishte i përfshirë në një projekt tjetër të madh për hotel.

Projekti ra por ndërkohë po qarkullon në inyternet ky projekt i hedhur nga zyra arkitekturore. Në këtë projekt janë futur edhe elementë të rinj sic janë shndërrimi i sheshit dhe hotel Plaza që atëherë ende nuk kishin përfunduar.

Në lindje të xhamisë sipas projektit janë një grup shumëkatëshesh të cilat tani nuk ndodhen askund. 5 shumëkatëshet zgjaten deri tek nëntëkatëshet aktuale.

Bashkia aktuale nuk ka dhënë ende ndonjë shpjegim në lidhje me më këtë projekt.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY