SKANDAL/ Policia survejon familjarisht kreun e PD-së, Lulzim Basha mbledh me urgjencë...

SKANDAL/ Policia survejon familjarisht kreun e PD-së, Lulzim Basha mbledh me urgjencë drejtuesit e partisë

78
0
Shares

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale.

Burime të besueshme konfirmojnë për “Panorama” se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.

Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Panorama” u interesua përmes burimeve të saj për të zbuluar arsyet e këtij survejimi të strukturave të Policisë së Shtetit ndaj kreut të opozitë shqiptare.

Sipas këtyre burimeve konfidenciale rezulton se brenda strukturave të Policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur me urgjence drejtuesit e PD dhe te grupit parlamentar pas lajmit per survejimin e e paligjshem nga policia te kreut te opozites dhe familjes se tij.

“Panorama” mëson se ne takim janë nënkryetaret e partisë, Spaho dhe Paloka, nenkryetaret e komisioneve te Ligjeve dhe Sigurise, Alibeaj, e Noka dhe deputetet Bylykbashi, Strazimiri dhe Salianji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY