Peleshi mbron qumështin me aflatokoksinë por e shqetëson vaji i palmës në...

Peleshi mbron qumështin me aflatokoksinë por e shqetëson vaji i palmës në produktet e bulmetit

115
0
Shares

Alarmi i dhënë në  disa kronikave televizive si dhe  shkrimeve në media për tregtimin në vend të  qumështit me aflatoksinë, ka më në fund  nje reagim zyrtar nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi edhe pse një gjë të tillë duhet ta kishte bërë me urgjencë menjeherë pas alarmit të ngritur.  Në një takim të bërë sot paradite Peleshi tha  se produktet shqiptare të qumështit janë të sigurta dhe  nuk kanë aflatoksinë. Por ai u shpreh i shqetësuar në lidhje me  egzistencën në masë të vaj palme për të cilat ka nisur kontrolli.

“Prodhimi shqiptar është shumë delikat, por unë dua t’i garantoj të gjithë prodhuesit dhe gjithë konsumatorët shqiptarë qe ne jemi shumë shpejt në standardin e sigurisë ushqimore që përkthehet me këto fjalë: Një produkt shqiptar qumësht, nënprodukte qumështi dhe ushqime të tjera, të cilat tregtohen në subjekte të liçensuara markete dhe supermarkete, janë ushqime të sigurta dhe të kontrolluara me një protokoll kontrolli të vazhdueshëm nga AKU- ja” shtoi Peleshi.

Gjatë fjalës së tij ministri Peleshi ka kërkuar dhe njëherë të bëjë të qartë para opionit publik çështjen e përfolur gjatë ditëve të fundit në lidhje me alfatoksinën.

“Pra në përgjigje dhe të shumë lajmeve që në një lloj mënyre kanë tentuar ose kanë ngritur një pikëpyetje për prodhimet shqiptare, kryesisht të qumështit dhe nënprodukteve të tij, siç është aflatoksina, situata është krejt ndryshe. Të dhënat e fundit dhe të analizave të kompanive, të cilat kanë qenë në fokus të diskutimit kanë dalë shumë të mira. Ne jemi në standard shume të mirë, në nivele shumë të kënaqshme të aflatoksinës, që duhet thënë, që nuk është një gjë që ndodh njëherë dhe njëherë e mirë. Varet shumë nga ushqimi që konsumon kafsha. Në qoftë se sot ushqimi i kafsheve ka qënë i mykur, të nesërmen qumështi del me një përqindje më të lartë aflatoksine. Për këtë arsye mbahet në kontroll të vazhdueshëm nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Do t’ju lutesha të gjithë konsumatorëve shqiptarë që të mos i largohen prodhimit shqiptar sepse realisht jemi në nivele shumë të kënaqshme. Të gjitha analizat e vazhdueshme tregojnë që prodhuesit tanë kryesorë që tregtojnë prodhimet e tyre nëpër supermarkete dhe markete të liçensuara, janë brenda normave. ka thene ai.

Në mbyllje ministri Peleshi, paralajmëroi nisjen e kontrollit dhe analizave për të gjithe produktet që janë në treg për garantimin e normave të sigurisë dhe cilësisë, duke vendosur theksin tek përdorimi në mënyrë abusive i vajit të palmës

“Kemi disa javë që kemi paralajmëruar shtimin e kontrolleve, rritjen e vigjilencës ndaj këtyre lloj prodhimeve. Besoj që nga analizat, apo nga aksioni që fillon nga sot, në supermarket nuk do të gjejmë guximtarë të operatorëve të vegjël, e theksoj, që do të mund të nxjerrin në raftet e supermarketeve apo markteve tona, produkte dhe nënprodukte qumështi me përmbajtje të vajit të palmës që është i palejuar.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY