Austria në alarm për tregtinë e refugjatëve në Shqipëri, qeveria terr informativ

Austria në alarm për tregtinë e refugjatëve në Shqipëri, qeveria terr informativ

66
0
Shares

Kryeministri i Austrisë dhe ministri i Brendshëm i kiëtij vendi i kërkuan sot Tiranës zyrtare të ndalte trafikun e klandestinëve nga Greqia, përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE-së, e vecmas drejt Austrisë. Kryeministri austriak e ngriti këtë cështje gjatë një takimi më homologun shqiptar Edi Rama ndërsa ministri i Brendshëm austriak gjatë një telefonate të kryer me Xhafajn.

Kjo është hera e parë që alarmi për një fenomen kriminal në Shqipëri vejn nga vendet e tjera ndërkohë që policia shqiptare e ka fshehur këtë problem duke raportuar mjaft rrallë për kalime refugjatësh.

Rritja e numrit të migrantëve nga vendet e treta, të cilët kalojnë përmes vendeve të Ballkanit drejt vendeve të BE-së, ishte fokusi kryesor i bisedës mes dy ministrave të Brendshëm ai i Shqipërisë Fatmir Xhafaj dhe ai i Austrisë Herbert Kickl.

Ministri Xhafaj duke vlerësuar këtë shqetësim, e njohu homologun austriak me masat e shtuara të Policisë së Shtetit, për menaxhimin dhe përballjen e kësaj situate, veçanërisht përgjatë vijës kufitare me Greqinë.

Pavarësisht masave të shtuara, vihet re një numër në rritje i migrantëve që depërtojnë përgjatë kufirit me shtetin grek. Një pjesë e tyre kërkojnë azil, një pjesë sistemohen në Qendrat e Përkohshme të Pritjes, por qëllimi i tyre final mbetet rrugëtimi në vendet e BE-së, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme të Shqipërisë.

Ministri Xhafaj e informoi homologun Kickl se Shqipëria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të parandaluar këtë fenomen, megjithë burimet e pakta në dispozicion. Në këtë kontekst, nënshkrimi sa më shpejt i marrëveshjes së dakordësuar tashmë me FRONTEX, do të ketë një ndikim të posaçëm.

Ndërkaq Ministri Kickl sugjeroi që këto çështje të jenë në rendin e ditës, në takimin rajonal që mbahet në Brdo të Sllovenisë, në fillim të qershorit.

Sipas Ministrit të Brendshëm të Austrisë, kriza ka sjellë një farë tensioni, duke lajmëruar kështu edhe një frenim të entuziasmit austriak për hapjen e negociatave me Shqipërinë por kësaj here për një shkak të ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY