Vdekja e dy personave nga policia/Salianji:Nuk patën vëllezërit e duhur

Vdekja e dy personave nga policia/Salianji:Nuk patën vëllezërit e duhur

100
0
Shares

Deputeti i partise demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me dy ngjarjet e rënda të ndodhura , ku dy persona humbën jetën, pas shoqërimit nga policia. Rasti i parë ndodhi në qelitë e komisariatit të Korcës, ndërsa i dyti në Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salinanji thekson se mbase këta viktima nuk kishin ‘vëllain e duhur’ për t’i ndihmuar, duke ironizuar kështu ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Postimi i Salianjit

Enea Ftoj nga Korça dhe Ardian Kallami nga Shkodra, ishin dy të rinj që dolën të vdekur nga dyert e policisë se Xhafaj.

Të dy në përpjekjen për të mbijetuar në Shqipërinë e pamundësisë, varfërisë dhe pabarazisë ekstreme, mbase edhe janë ndodhur “në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar”; por secili i akuzuar për “krime” të paprovuara, që kodi penal i dënon jo më shumë se gjashtë muaj burg. Jo vetëm që askush nuk i mbrojti, në publik apo në qelitë e burgut, por shteti policor i goditi në mënyrë barbare, edhe sepse nuk kishin “vëllain e duhur”.

Të dy, si shumë të tjerë që nuk i ofrohet asnjë mundësi për të punuar, asnjë ndihmë për të mbajtur frymën, u ushqyen vetëm me një gjë, me iluzionin se duke ndjekur modelin e të fortit mund të bëheshin dikush në shoqëri. Ky iluzion ishte ushqimi i vetëm që i ofroi rilindja, ushqimi që ju mori jetën.

Ardiani u vetëvra nga pesha e turpit, ndërsa pesha e paturpsisë e mban edhe më shumë Xhafajn ministër.

Janë me qindra qytetarët shqiptarë që përfundojnë burgjeve të Europës për shkak të këtij iluzioni, dhe e paguajnë me jetë që ca dhjetra të bëhen deputetë, kryetarë bashkie, kryetarë të rilindjes, pashallarë të qyteteve.

Një pasha që kontrollon qytetin e Vlorës është vetë Ministri i Brendshëm dhe vëllai i tij, i cili nuk kish kryer një krim te vogël si Enea dhe Ardiani, por udhëhiqte grupe të strukturuara kriminale.

Xhafajn jo vetëm që nuk ka polic që e prek me dorë por çdo drejtueses policie i ngre dorën për ta nderuar. E ndërsa policët e Xhafajve godisnin barbarisht dy qytetarët e vrarë në komisariate, Fatmir Xhafaj ishte duke goditur ne zemër sistemin politik duke i ofruar mbrojtje dhe lehtësi vëllait të vet, duke i ofruar gjithë infrastrukturën shtetërore për të mbrojtur vëllain e vet. Hetuesi i diktaturës Fatmir Xhafaj, mund të jetë vëllai i “duhur” por nuk është ministri i duhur. Fatmir Xhafaj duhet të largohet jo vetëm për lidhjet e tij me krimin, por edhe për humbjen e dy jetëve njerëzore në qelitë e komisariateve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY