Bojkot Kuvendit…?! Flet Basha: Largimi i Xhafajt, kusht i pa negociueshëm

Bojkot Kuvendit…?! Flet Basha: Largimi i Xhafajt, kusht i pa negociueshëm

56
0
Shares

Zbardhet fjala e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar që sapo përfundoi dhe doli me një vendim të rëndësishëm për vazhdimin e aksionit opozitar lidhur me skandalin “Xhafaj”.

Basha tha se, “Bojkoti i parlamentit deri në shkarkimin e Xhafajt që u propozua nga shumica e deputetëve është plotësisht legjitim dhe më i natyrshmi në këto rrethana politike.

Në fakt e vetmja mënyrë sesi mund të hapen negociatat është që, kur Europa sheh se edhe kur Rama Xhafaj me krimin i organizuar kanë kapur shtetin, qytetarët nuk e pranojnë, e refuzojnë, nuk mbyllin sytë. Kjo i tregon partnerëve se edhe pse Rama nuk i ka plotësuar kushtet, shqiptarët me reagimin e tyre si europiane që refuzojnë dhe nuk e pranojnë të keqen. Lëvizja drejt bojkotit parlamentar në kushtet kur jemi investuar fort për hapjen e negociatave, rrezikon të devijojë vëmendjen nga çështja kryesore: që kemi një qeveri të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Kemi një ministër të Brendshëm, vëllai i të cilit është një trafikant ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali nga drejtësia italiane por që me mbrojtjen dhe ndihmën e vëllait ministër të Brendshëm vazhdon aktivitetin kriminal. Kemi një kryeministër që është kaq i lidhur me krimin sa kalon nga një ministër i Brendshëm, pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës, te një ministër që ka vënë ministrinë, policinë dhe prokurorinë në funksion të mbrojtjes se vetes dhe vëllait të tij trafikant droge. Në këto kushte, jam i mendimit të përdorim të gjitha format dhe mënyrat demokratike si opozite me grupin parlamentar, strukturat, qytetarët për të bërë të qartë qëndrimin tonë të prerë se largimi i Fatmir Xhafajt është kusht i pa negociueshëm i opozitës, veprim i domosdoshëm për hapjen e negociatave. As shqiptarët as Europa nuk mund të pranojnë që vendi të kaloje nga policia Tahiri Habilaj te policia Xhafaj dhe prokuroria Rama-Xhafaj. Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga Ministër i Brendshëm dhe të hapë rrugën për një hetim të pavarur dhe të pandikuar nga pushteti që ai mban sot. Policia e Shtetit duhet të çlirohet nga kapja prej klanit Xhafaj, i cili zëvendësoi klanin Tahiri-Habilaj, duke vazhduar të mbrojë krimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Lufta kundër krimit dhe drogës është një kusht kryesor i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, plotësimi i të cilit po vazhdon t’i kërkohet me forcë qeverisë shqiptare nga qeveritë evropiane”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY