Basha për AP: Asnjë politikani nuk duhet t’i garantohet pandëshkueshmëria

Basha për AP: Asnjë politikani nuk duhet t’i garantohet pandëshkueshmëria

50
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press se “asnjë politikani nuk duhet t’i garantohet pandëshkueshmëria”.

Protesta e së shtunës në Tiranë vazhdon të gjejë pasqyrim në median ndërkombëtare, e cila jo pak herë ka vënë në dukje lidhjet e qeveritarëve shqiptarë me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës, siç është edhe rasti i dy ministrave të fundit të brendshëm, Fatmir Xhafaj e Saimir Tahiri, me lidhje familjare e fisnore me persona të akuzuar e të dënuar nga drejtësia italiane.

“Shqiptarët protestojnë kundër lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar dhe trafikun, të cilët minojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe përpjekjet për integrim në Bashkimin Evropian”, tha Basha për AP, përcjellë nga të gjitha portalet e mëdha amerikane e në botë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY