Ish-kryeministri Berisha:Gjaku në fytyrën e Bledi Kasmit është gjak në fytyrën e...

Ish-kryeministri Berisha:Gjaku në fytyrën e Bledi Kasmit është gjak në fytyrën e lirisë së shtypit

68
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunën ndaj kryeredaktorit të RD duke e quajtur atë një dhunë ndaj lirisë së shtypit por edhe popullit opozitar.

POSTIMI I PLOTE I BERISHES:

“Gjaku ne fytyren e Bledi Kasmit eshte gjak ne fytyren e lirise se shtypit por edhe te popullit opozitar!

Te dashur miq, dje, ne revolten e opozites, kriminele me uniforme, maska dhe skafandra, me porosi te kryekriminelit Edvin Kristaq Rama, ne nje akt hakmarrje primitive goditen tinezisht dhe pas shpine me shkopinj te trashe ne koke, i çane koken, e pergjaken dhe e rrezuan ne asfalt pa ndjenja kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, gazetarin e njohur Bledi Kasmi.

Pas ketij krimi te shemtuar, Rama dhe Xhafa se bashku me puthadoret ne mediat e tyre mashtruan poshtersisht duke deklaruar se gazetari dhe kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u qellua me gure nga protestuesit.

Per te lare duart si pilati me krimin e tyre politik, ata derguan ne spital narkodrejtorin e pergjithshem te narkopolicise Geron Veliun, i cili pafytyresish i ben presion kirurgut qe kishte vendosur dhjete qepje ne plagen ne koke te gazetarit ne prani te ketij te fundit, duke i thene se plaga nuk eshte shkaktuar nga goditje me shkopinj. Mjeku natyrisht hodhi poshte ne prani te gazetarit Kasmi pretendimet e tij kriminale, me te cilat Ardi Xhafa kerkonte te mbulonte krimin politik ndaj kryeredaktorit te Rilindjes Demokratike!

Te dashur miq, hakmarrja e eger dhe staliniste e Edvin Kristaq Rames, dhuna ndaj njeriut qe ka qendruar i pamposhtur ne denoncimin e te gjithe veprimtarise kriminale te Edvinit dhe qeverise se tij, gjaku ne fytyren e Bledi Kasmit eshte gjak mbi fytyren e fjales e lire dhe mbare popullit opozitar qe kerkon shpagim.

Ky gjak fton sot me shume se kurre te vazhdojme betejen tone dhe te flakim nje minute e me pare ne koshin e plehrave Edvin Kristaq Ramen dhe pushtetin e tij te droges dhe krimit! sb”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY