Taulant Balla:Ja me kë do bejme koalicion zgjedhjet e ardhshme

Taulant Balla:Ja me kë do bejme koalicion zgjedhjet e ardhshme

361
0
Shares

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha gjatë turit të llogaridhënies me qytetarët në qarkun e Elbasanit se në zgjedhjet e vitit të ardhurshëm, PS nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike, por vetëm me qytetarët.

Taulant Balla: Pas një viti do të kemi zgjedhje lokale dhe Partia Socialiste e Shqipërisë nuk do jetë në aleancë me asnjë, përveçse me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Në lidhje me protestën e opozitës, Balla tha se Basha dhe Berisha duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmin që po i bëjnë  imazhit të vendit.

Taulant Balla: Lidhur me protestën e opozitës, në çdo vend të botës opozita mund të thërrasë një protestë, por që do vinte dita që pas 27 vitesh PD-ja do të thërriste një protestë për “Babalen”, ky është turp i madh…Sfida që i kemi bërë PD-së është që nëse ai regjistrim do jetë i vërtetë, ministri Xhafaj do të japë dorëheqjen. Por ama ky Lulzimi me Saliun mbajnë përgjegjegjësi për dëmin që i bëjnë imazhit të vendit dhe për gjithë këtë baltë që hedhin Shqipërisë?! Do kishim dashur të kishim një opozitë konstruktive dhe në fakt llogaridhënien e parë ta kishim bërë në Kuvend. Ata vijnë në Kuvend bëjnë teatrin e tyre bajat sa për sy e faqe gjysëm ore dhe ikin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY