Artan Fuga kërkon forma të reja për protesta

Artan Fuga kërkon forma të reja për protesta

94
0
Shares

Akademiku Artan Fuga nuk ka folur direct për protestën e djeshme por ka konstatuar se protestat e kësaj forme kanë pasur sukses në vitet ’90 dhe se është vështirë të sigurohet po ai sukses edhe tani.

Sipas tij ky është edhe shkaku se pse intelektualët nuk përfshihen në protesta të tilla dhe se një pjesë e organizimit të tyre mbetet skematike.

Komenti i plotë i Fugës:

Forma e opozitarizmit duke dalë në bulevard para kryeministrisë e mbajt fjalime që nuk thonë asgjë të re, duke mbledhur militantë me autobuze nga rrethet, u ka ikur koha, sepse me thirrje nuk mund të thuash asgjë, dhe janë po aq paefikasitet sa edhe mitingjet politike në sallën e Kuvendit.

Janë rutina të ngelura nga praktikat e suksesshme të fillimit të viteve ’90, që kishin kuptim atëhere, por pa asnjë kuptim tani.

Janë kthyer me ose pa dashje në lojë, shfaqje dhe skenare filmash.

Kjo shpjegon se përse njerëzit kanë gjithnjë e më pak interes për to, kjo shpjegon se përse intelektualët i kanë braktisur këto forma, kjo shpjegon farvërinë e tribunës dhe të deklamimit politik atje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY