PROTESTA & FOTO GALERI/ Nga të katër anët e Shqipërisë drejt Tiranës:...

PROTESTA & FOTO GALERI/ Nga të katër anët e Shqipërisë drejt Tiranës: Na prit Pasha, po vijmë…!

84
0
Shares

Opozita shqiptare ka thirrur sot një protestë në orën 11:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo protestë do të mbahet për rrëzimin e qeverisë “kriminale” nga pushteti.

Që nga mesnata, ora 00:00 e mesnatës midis 25 dhe 26 majit, Policia ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në Bulevard dhe rrugët lidhëse e po ashtu ka njoftuar edhe për devijimin e trafikut.

Kryeministria ka bllokuar hyrjen kryesore duke e mbuluar, ndërkohë podium është ngritur para saj ku do të marrin fjalën drejtuesit e protestës dhe qytetarët.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar dje se “protesta është kombëtare. Aty ka vend për secilin shqiptar që kërkon te jetojë me dinjitet dhe jo nën sundimin e krimit, korrupsionit, taksave të larta, izolimit nga Perëndimi”.

“Na prit, Pasha, po vijmë!”, janë mesazhet për Edi Ramën nga protestuesit e nisur nga qarqe të ndryshme të vendit.

Makinat e protestuesve të nisura drejt Tiranës janë mbushur plot me mesazhet ironike.

Protestuesit e PD-së, nisur sipas qarqeve, drejt Tiranës
Fier 2000
Gjirokastra 650
Lezha 1500
Berati 3000
Korça 2000
Shkodra 5000
Dibra 1500
Elbasani 3000
Kukësi 1000
Durrësi 2500
Vlora 1500

Protestuesit e LSI-së, nisur sipas qarqeve, drejt Tiranës
Fier 3000
Gjirokastra 1500
Lezha 2000
Berati 3000
Shkodra 2000
Dibra 1000
Elbasani 3000
Kukësi 500

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY