Emisioni “BOOM” zbulon një tjetër skandal/Një tjetër lloj qumështi me nivel të...

Emisioni “BOOM” zbulon një tjetër skandal/Një tjetër lloj qumështi me nivel të lartë aflatoksine

321
0
Shares

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News ktheu vëmendjen tek produktet që konsumojmë dhe zgjodhi qumështin për ta analizuar për aflatoksinë.

Zgjodhën një firmë qumështi dhe e nisën si dy monstra të ndryshme për laboratorin e ISUV-it por në fakt bëhet fjalë për firmën e qumështit “Mireli” me datë skadence 06.05.2018.

Në vijim të analizave për aflatoksinë, “BOOM” zgjodhi një lloj  tjetër  qumështi, pikërisht qumështin “Erzeni” me datë skadence 15.5.2018.

Si fillim, “BOOM” bëri blerjen e qumështit nga 3 litra për secilën firmë dhe shishet e qelqit.

Monstrat e marra i dorëzoi në ISUV me datën 8.5.2018.

Në përgjigjet e marra me dt 11.5.2018  rezultoi qe qumështi “Erzeni” i etiketuar me Q1 ka norme mbi vlerën e lejuar  0.05 te aflatoksinës.

Çfarë është Aflatoksina?

Aflatoksina është një mikotoksin që ndikon në krijimin e kërpudhave organike që mund të shkaktojnë kancer. Ajo mund të gjendet në qumështin e kafshëve, si pasojë e ushqimit të kontaminuar që kanë konsumuar kafshët, kryesisht ushqimet bimore. 

Norma e lartë e Aflatoksinës mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin e njeriut. Prania e Alfatoksinës në trupin e njeriut mund të zbulohet në dy mënyra. Një formë është analizimi i urinës, i cili tregon për përmbajtjen në trupin e njeriut, nëse virusi është përthithur në 24 orët e fundit. 

Ndërsa mënyra tjetër me e sigurt është analiza e gjakut, e cila tregon praninë në trup gjatë muajve dhe javëve të fundit, ekspozimin që ka pasur trupi ndaj Alfatoksinës. Ekspozimi i gjatë i Alfatoksinës mund të shkaktojë tumor në mëlçi, hemorragji, ënjtje, probleme me tretjen, probleme me metabolizmin e njeriut, probleme mendore dhe deri në gjendje kome.

Reagon ministri i Bujqësisë Niko Peleshi

/o.news/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY