Jurgen Klopp nuk i trembet as Reali dhe as Ronaldos,fitojmë në finale

Jurgen Klopp nuk i trembet as Reali dhe as Ronaldos,fitojmë në finale

54
0
Shares

Real Madridi është një ekip yjesh, por Cristiano Ronaldo është rreziku kryesor dhe Jurgen Klopp beson se ndalimi i tij do të jetë çelësi i shanseve të Liverpool-it për sukses në finalen e Kiev-it.

Trajneri gjerman foli për kundërshtarët e fundit të Ligës së Kampionëve të ekipit të tij dhe shpjegoi se nuk do të jetë e lehtë, duke ruajtur njëfarë besimi në të njëjtën kohë.

“Cristiano Ronaldo mund të shënojë vetëm nëse e merr topin, kështu që le të përpiqemi ta mohojmë këtë. Ne jemi përballur me skuadrën më me përvojë në botë dhe në Ligën e Kampionëve. Por kjo është finalja dhe në një lojë gjithçka është e mundur.“-tha Kloop për programin spanjoll “El Golazo de Gol”.

Gjithashtu, gjermani nuk la pa falenderuar dhe yllin e tij Mohamed Salah.

“Ai është i mirë, me të vërtetë i mirë dhe ai ka një sjellje vërtet të mirë. Ai është një djalë fantastik.“-përfundoi trajneri i Liverpool-it.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY