Policia dhe Drejtori i OSHEE-së fshehin provat për vdekjen e 25-vjecarit që...

Policia dhe Drejtori i OSHEE-së fshehin provat për vdekjen e 25-vjecarit që ra në kontakt me energjinë elektrike

122
0
Shares

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në qytetin e Peqinit.Ilir Sharka,25 vjec, teksa ishte duke prerë barin në kompleksin ku punonte ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka humbur jetën.

Qytetarë të Peqinit konfirmojnë se pronari i kompleksit është Drejtor i OSHEE-së së Qarkut të Elbasanit,i cili në bashkëpunim me policinë ka fshehur të vërtetën e vdekjes së 25 vjeçarit Ilir Sharka.

Denoncime kanë ardhur në adresen e ish-kryeministrit Sali Berisha të cilat ai i ka postuar në rrjetin social “Facebook”.

Ja postimi i Berishës:

Vrasësit e pushtetit!

Viktima Ilir Sharka 25 vjeç në Peqin, për të cilin shpreh ngushëllimet më të thella familjes, ka vdekur nga korrenti në kopshtin e drejtorit të OSHEE!

Lexoni denoncimin e qytetarëve dixhital. sb

“Z.Berisha Sot ne qytetin e Peqinit vdiq nga korenti duke pastruar barin nje i ri 25-vjecar Ilir Sharka (qe me kete pune nxirrte buken e dites dhe mbante familjen) ne ambjentet e Hotel Restorant Maci.Drejtori o OSHË-se Qarku Elbasan njekohesisht dhe pronari i kompleksit ku ndodhi vdekja BUKUROSH MACI.1-Per te mbuluar vjedhjen e energjise elektrike nen toke qe vidhet nga ana e kompleksit.2-Per te fshehur krimin flagrant po manipulon provat shkaqet e vdekjes te riut ne bashkepunim me Ekspertizen-Mjekoligjore te rrethit Elbasan si dhe me policine e qytetit te Peqinit bashkepunim me Drejtorine e Policise Elbasan NE VDEKJE NGA KORENTI NE INFARKT.Qyteti i Peqinit eshte i errituar nga ky akt kriminal nga kjo maskarade e pashoq e patreguar ndonjehere”

“Doktor Pershendetje

Bie ne kontakt me rrymen elektrike ne Restorant Maci ne Peqin punetori teksa korrte barin. Restoranti i perket Drejtorit te Qarkut te Oshë Elbasan, Bukurosh Maci. Ky eshte drejtori i cili ben ligjin teksa vjedh energjine per restorantin e tij, por gjithashtu po mbulon vdekjen e nje njeriu te pafajshem.

Anonim”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY