ARSYEJA/ “Dëshmitari X” refuzon mbrojtjen e Prokurorisë

ARSYEJA/ “Dëshmitari X” refuzon mbrojtjen e Prokurorisë

83
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka propozuar dëshmitarit X, Albert Veliu, statusin e dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia.

Burime nga Krimet e Rënda bëjnë me dije se Veliu nuk e ka pranuar statusin e dëshmitarit pasi sipas këtij të fundit nuk ndihet i rrezikuar.

Gjithashtu mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë vendosur të mbajnë në mbikëqyrje Albert Veliun.

Pas publikimit të audio-përgjimit, dëshmitari X, në një intervistë të publikuar nga PD , tha se ndihej i kërcënuar, pas vizitës që Shefi i Krimeve në qytetin e Vlorës, i kishte bërë djalit të tij në vendin e punës.

Audio-përgjimi Xhafaj-Veliu, i publikuar nga selia blu, është kthyer në lajmin kryesor prej disa ditësh.

Demokratët kanë organizuar një protestë për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj ditën e shtunë, në 26 maj. Faxweb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY