TIRANE/Arrestohet shoferi i autobusit,qarkullonte me patentë të falsifikuar

TIRANE/Arrestohet shoferi i autobusit,qarkullonte me patentë të falsifikuar

157
0
Shares

Një shofer autobusi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u konstatua se drejtonte mjetin me dokumenta dhe patentë të falsifikuar.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të zbatimit të  Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor, vazhdoi edhe sot me kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e kryeqytetit.

Njoftimi i Policise:

“Shtetasi me iniciale F.K., vjec 36 u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Autobuz” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.

Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Proceduriale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY