Instituti i Vienës lartëson qeverisjen e Berishës,ekonomia në nivele të larta

Instituti i Vienës lartëson qeverisjen e Berishës,ekonomia në nivele të larta

110
0
Shares

Instituti i Vienës për Studime Ndërkombëtare, një nga institucionet më prestigjoze në botë për kërkimet ekonomike, vlerëson se Shqipëria udhëhoqi ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në vitet 2005-2013 falë qeverisjes së Sali Berishës.

Sipas Institutit të Vienës, përgjatë viteve 2005-2013, Shqipëria nuk e ka udhëhequr Ballkanin Perëndimor në modernizimin e infrastrukturës, por edhe për rritjen ekonomike.

“Sali Berisha ishte kryeministri i Shqipërisë në vitet 2005-2013, ndërsa Hashim Thaçi në Kosovë gjatë 2009-2014. Ishte pikërisht gjatë këtyre periudhave, kur u ndërtuan autostradat e mëdha që çuan në lidhjet e kryeqyteteve të dy vendeve,” shkruhet në raport.

 Infrastruktura

Sipas raportit, në periudhën 2005-2013, Shqipëria ndërtoi 320 kilometra autostrada të reja dhe mijëra kilometra të tjera rrugë të një shkallë më të ulët duke lënë pas me diferencë të theksuar të gjitha vendet e tjera.

Në vendin e dytë, renditet Serbia, e cila përgjatë së njëjtës periudhë ndërtoi 240 kilometra autostrada të reja dhe më pas Kosova me 80 kilometra. Maqedonia Bosnja dhe Mali i Zi, kanë ndërtuar përgjatë tetë viteve 2005-2013, më pak se 50 kilometër secila.

Por ky është krahasimi absolut. Nëse krahasohen në raport me sipërfaqen e vendit atëherë Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar 5 deri në 10 herë më shumë rrugë se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor.

“Të dy vendet kanë patur kryeministra influencialë, të cilët kishin një axhendë kombëtare ndërkufitare,” thuhet ne raport.

Rritja ekonomike

Sipas raportit, gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, ekonomia shqiptare u rrit me 48 për qind në total.

Vetëm Kosova ka arritur të ketë një rritje kumulative më të madhe, prej 55 për qind, por kjo është e lidhur me bazën e ulët të ekonomisë kosovare.

Ndërkohë të gjitha vendet e tjera të rajonit, kanë shënuar një rritje kumulative që varion nga 20 për qind në Serbi deri në 38 për qind në Maqedoni, dukshëm më të ulët se sa ajo e Shqipërisë.

“Të dy vendet, Shqipëria dhe Kosova arritën t’i rezistonin krizës financiare dhe të shmangin recesionin. Një faktor kyç, i cili ndikoi në këtë rezultat ishin pikërisht investimet në infrastrukturë,” vlerëson Instituti i Vienës.

Por pas vitit 2013, ndërtimi i rrugëve në Shqipëri është pezulluar plotësisht. Që nga ardhja në pushtet e qeverisë së majtë, në vend nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë e re, jo vetëm autostradë, por edhe rrugë të gradave më të ulëta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY