Flasin fqinjët e ‘Deshmitarit-X’/Jetonin me borxhe të mëdha

Flasin fqinjët e ‘Deshmitarit-X’/Jetonin me borxhe të mëdha

80
0
Shares

Familja e “Dëshmitarit X” në video-përgjimet e publikuara nga Partia Demokratike blinte me listë në dyqanin e lagjes ku banon në Vlorë. Një prej fqinjeve që ka hyrë e ka dalë në shtëpinë e Albert Eqerem Veliut thotë se ishin në gjendje të vështirë ekonomike. Ata thonë se i njohin si familje të rregull dhe nuk marrin përsipër të flasin për pjesën tjetër të historisë, të paktën para kamerave.

Në lagjen ‘Topana’ të Vlorës ku banon, familjes së Albert Veliut ia dinë problemet.

Fqinja: 22 vjet që kam unë këtu, 22 vjet e njoh.

Fqinja përballë që ka dyqanin e lagjes, është mikeshë e bashkëshortes prej 20 vitesh.

Fqinja: Familje shumë e mirë për mua, unë kam hyrë, kam dalë.

Dhe shpesh herë i ka dhënë edhe veresi për shkak të gjendjes financiare që e cilëson shumë të dobët.

Fqinja: Po ka marrë dhe me listë, shumë të dobët në ekonomi.

Familja e Albert, Eqerem Veliut, është larguar nga banesa të mërkurën dhe prej asaj ditë asnjë prej tyre nuk është parë në shtëpinë dykatëshe ku dritaret mbeten të hapura.

Fqinja: Unë kam pirë kafe, as unë nuk e pyeta dhe as ajo nuk më tha asnjë fjalë.

Gruaja që ka hyrë e ka dalë në shtëpinë e “Dëshmitarit X”, thotë se i njeh për familje të mirë dhe nuk merr përsipër të flasë për pjesën tjetër të historisë, të paktën para kamerave.

Ndërsa 51-vjeçari ndodhet në Tiranë, vendodhja e gruas dhe dy fëmijëve nuk dihet, edhe pse burimet thonë se i kanë marrë miq dhe familjarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY