E FUNDIT/Aksident i rende ajror,numri i viktimave arrin deri ne 100

E FUNDIT/Aksident i rende ajror,numri i viktimave arrin deri ne 100

121
0
Shares

Vetëm tre vetë mbijetuan nga rrëzimi i aviont në Kubë që mbartte në bord 104 pasagjerë, raportoi media kubane “Granma”. Sipas të njëjtit burim, të mbijetuarit ndodhen “në spital në gjendje kritike”.

Aeroplani kuban, “Boeing 737”, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i José Martí në Havanë, raportoi televizioni shtetëror i Kubës. Fluturimi me mbi 100 persona në bord ishte drejtuar në Guajana.

Një shtëllungë e madhe zjarri dhe reja e dendur e tymit që pasoi ishin të dukshme ngado përreth kryeqytetit kuban, sipas dëshmitarëve.

“Cubana de Aviacion”, linja ajrore kombëtare e Kubës, është dashur të lërë në tokë disa prej avionëve të saj më të vjetër si pasojë e problemeve të sigurisë, ndërsa shkaku i rrëzimit mjetit fluturues të kësaj të premteje nuk bëhet ende i ditur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY