AGUERO/Me Messin?…Nuk është e mundur,ndoshta më parë ka qënë

Ndaje

Përveç te Kombëtarja e Argjentinës, Aguero mendon se nuk mund të luajë më askund tjetër me Messin.

Dikur, Sergio Aguero kërkohej nga Barcelona ku në skuadrën katalunase do të gjente Lionel Messin, por nuk mendon se kjo tani është e mundur, për shkak të moshës së dyve, përcjell express.

“Mendoj se nuk është e mundur, më parë ka qenë e mundshme, por jo më. Mendoj se tashmë jemi në moshën që secili po shkon drejt fundit të karrierës dhe dëshiron ta përfundojë në klubin që është”, u shpreh Aguero.

Argjentinasi në njëfarë mënyre dhe sinjale se dëshiron t’i varë atletet te Manchester City.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje