FOTO/Plagoset për motive të dobëta tek Komuna e Parisit

FOTO/Plagoset për motive të dobëta tek Komuna e Parisit

117
0
Shares

Një person ka mbetur i plagosur para pak minutash tek Komuna e Parisit, pas një konflikti të çastit. Burime për Syri.net, bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit një qytetar është sulmuar nga dy persona të tjerë, të cilët e kanë lënë të plagosur.

Në mungesë të ambulancës i plagosuri është dërguar në spital me mjete private i shoqëruar nga policia, ndërsa dy personat e tjerë janë shoqëruar në polici.

Mësohet se grindja ka ndodhur për motive të dobëta.

Foto nga Syri.net
Foto nga Syri.net
Foto nga Syri.net

Informacion paraprak

Më datë 17.05.2018, rreth orës 21:20, në një lulishte në zonën e “Komunës të Parisit”, ka patur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve D. L., E. M., dhe E. M., ku për pasojë shetasi D. L rreth 26 vjeç është goditur me mjet prerës (në bark) nga shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir).

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar shtetasit E. M., dhe E. M., ( at dhe bir), në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY