VIDEO/ Protestuesit kërkojnë largimin e Fatmir Xhafajt, policia sulmon protestuesit te Ministria...

VIDEO/ Protestuesit kërkojnë largimin e Fatmir Xhafajt, policia sulmon protestuesit te Ministria e Brendshme

103
0
Shares

Ashtu siç ishte paralajmëruar mbështetës të Partisë Demokratike dhe deputetë të kësaj force janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafja, i cili thuhet se u përgjua në një bisedë me një trafikant droge.

Pasi nisi e qetë dhe me parulla kundër qeverisë, protestuesit kanë vendosur disa parulla te dera e ministrisë.

Protestuesit pasi kanë hedhur parrulla të shumta kundër Edi Ramës, Xhafajt duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. “Jep doreheqjen”, “qeveria e droges”, “poshte komunizmi”, jane disa prej thirrjeve te protestuesve.

Situata është tensionuar dhe ka pasur përplasje me policinë, sidomos në momentin kur kryeministri Rama deklaroi se: “Nuk e lëshonte Fatmirin si Saimirin”. Protestuesit kanë kërkuar të futen në oborrin e ministrisë që t’i bëjnë thirrje të drejtpërdrejta ministrit që të dorehiqet.Ata janë përplasur me Policinë, teksa kanë tentuar që të vendosin pako ‘kokaine’ në mënyrë simbolike.

Protestuesit kanë qëlluar me vezë ndaj mureve të ministrisë së Brendshme.

Demokratët kanë paralajmëruar se protesta do zgjasë për dy orë. Protestuesit me pankarta në duar që kërkojnë dorëheqjen e ministrit XHafaj mbështeten edhe nga përfaqësuesit e PD, Edi Paloka, Belind Këlliçi etj.

Drejtpërdrejt nga protesta e qytetarëve tek Ministria e Brendshme.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mercredi 16 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY