FOTO & VIDEO/Putin përuron urën gjigande që lidh Rusinë me Krimenë

FOTO & VIDEO/Putin përuron urën gjigande që lidh Rusinë me Krimenë

92
0
Shares

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë përurimin e një ure që lidh Rusinë me Krimenë, rajonin të cilin ushtria ruse e aneksoi nga Ukraina, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

‘Projekti i shekullit’, siç e quajti Putin këtë udhë përbën një ndër hapat kryesorë të ‘ribashkimit me Krimenë’, pas katër vitesh të aneksimit.

Për ta përuruar urën e gjatë gati 20 kilometra, Putin udhëtoi me një kamion mallrash dhe udhëtoi nga Rusia drejt Krimesë.

“Ju uroj për këtë ditë historike. Në disa epoka të ndryshme ne kemi ëndërruar që ta ndërtojmë këtë urë, dhe tani e kemi realizuar ëndrrën për shkak të punës dhe talentit tonë”, iu drejtua Putin punëtorëve në këtë inaugurim.

Ai shtoi që kjo urë do të shërbejë për transportimin e rreth 14 milionë njerëzve çdo vit duke bërë që Krimea dhe Rusia të afrohen njëra me tjetrën.

Ky projekt ka kushtuar rreth 3 miliardë euro dhe  ka qenë një nga projektet që Putin I është përkushtuar me shumë, bashkë me punimet e Kupës së Botës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY