DETAJE/ Tiranë, plagosja mbrëmë te “Bajram Curri”, një i arrestuar dy në...

DETAJE/ Tiranë, plagosja mbrëmë te “Bajram Curri”, një i arrestuar dy në kërkim

152
0
Shares

Policia e Tiranës, ka zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Bajram Curri” ku pati të shtëna me armë zjarri. Mësohet së Policia ka shpallur në kërkim 2 persona për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu arrestohet një tjetër person për përkrahje të autorit në krim.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore të Tiranës, mësohet se specialistët e hetimit të krimeve ndaj jetës dhe pronës pranë kësaj Drejtorie Vendore, shpallën në kërkim…

– A. Gj., 22 vjeç, banues në Tiranë

– Xh. H., 23 vjeç, banues në Tiranë

Këta dy persona, ditën e djeshme rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, (i cili ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë) dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel” në përdorim të M. Gj.

Gjithashtu u arrestua M. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky persona ka ndihmuar dy autorët të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë A. B., 25 vjeç ( i dëmtuari ), pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe Municionit”, në ngarkim të shtetasve A. Gj., dhe Xh. H., parashikuar nga neni 76/22/25 të Kodit Penal, për veprën penale “ Përkrahje e autorit në krim” në ngarkim të shtetasit M. Gj., parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike” në ngarkim të shtetasit A. B., parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY