Skandali i miellit për bukë, prokuroria ende nuk hap cështje penale

Skandali i miellit për bukë, prokuroria ende nuk hap cështje penale

130
0
Shares

Prej disa ditësh media dhe segmente të administratës publike kanë zbuluar mashtrimin me miellin për bukë që aknë bërë tregtarët e miellit ndërkohë që nuk ka filluar asnjë proces nga ana e prokurorisë.

Që prej muajit Janar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrolle intensive pas disa zbulimeve që u bënë nga rezultatet e analizave të miellit në vitin 2017, njofton tv klan, ndërkohë që pak ditë më parë tv publik shqiptar i kushtoi një emision skandalit dhe një tjetër televizion privat, top cahnne tregoi mostrat dhe matjet që faktojnë skandalin.

Nga 75 mostra të analizuara vitin e shkuar, të gjitha rezultonin me nivelin proteinik të shënuar mbi etiketë – pa probleme. Por në të vërtetë, analizat treguan një tjetër situatë. 25% e sasisë së miellit të importuar kishte si destinacion konsumin e bukës dhe 75% atë të embëlsirave, duke ndezur dyshime të forta se diçka nuk shkonte.

Për këtë, fillimisht u kryen në Janar 6 analiza në ngarkesat e importit dhe rezultuan që të gjashta të rreme.

Dyshimet janë se mielli që përdoret për embëlsirat e ka proteinën 9 % dhe jo 12.5 % sa ai për bukën, importuesit  kanë futur miell që është përdorur për furrat e bukës, duke e shënuar si miell embëlsirash.

Nga kjo skemë dyshohet se janë përfituar shuma të mëdha dhe është dëmtuar edhe shëndeti i konsumatorëve.

Nisur nga kjo situatë, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Agim Ismaili, firmosi në mënyrë urgjente në datën 4 Prill një urdhër për kontrollin dhe analizimin e mostrave të miellit për çdo kamion që kalon nga dy pikat kufitare, Hani i Hotit dhe Muriqani, duke qenë se Kosova dhe Serbia furnizojnë pjesën më të madhe të tregut vendas me miell, shkruantv klan.al.

Pas presionit të bërë, kompanitë reflektuan dhe analizat e fundit kanë dalë të rregullta, mbi nivelin 12.5% të proteinës që duhet për miellin e bukës.

Por kjo nuk ka zgjidhur përfundimisht çështje. Burime zyrtare nga Ministria e Bujqësisë thonë se edhe pse situata është përmirësuar, problem serioz mbetet gjurmimi për destinacionin e këtij produkti, sa shkon për industrinë e prodhimit të ëmbëlsirave dhe sa për furrat e bukës. Për këtë autoritetet janë duke bashkëpunuar edhe me shërbimet inteligjente.

Mungesa e proteinës në bukë i jep efektet më të forta te fëmijët dhe gratë shtatzëna, pasi zvogëlon mundësinë e rritjes së tyre dhe jep ndikim direkt në krijimin e masës trunore të fetusit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY